ELBASAN- Një grup tifozësh të Partizanit kanë shkaktuar incidente para ndeshjes me Red Bull Salzburg. Ata kanë bllokuar rrugën në hyrje të stadiumit Elbasan Arena duke mos lejuar autobusin me futbollistët e Salzburgut të hyjnë brenda.

Disa prej tyre kanë gjuajtur me mjete të forta dhe gurë. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të stabilizuar situatën dhe ka shoqëruar disa nga tifozët që provokuan incidentin. Ndërkohë tifozët e Partizanit ka hedhur sharje dhe fyerje ndaj mesfushorit shqiptar të Salzburgut, Valon Berisha, i cili deklaroi dje se do përpiqet të shënojë ndaj Partizanit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: