Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Elbasan.

Policia bën me dije se  në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në  spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth ores 16:30, në fshatin Lumas, Cerrik, në kasollen pranë banesës, shtetasi Xh. Sh., 64 vjeç, në kushtet e depresionit, dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, i cili është transportuar menjëherë në  spitalin rajonal Elbasan por si pasojë e plagës ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjqyqësor Elbasan  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: