Në Kishën Ortodokse  në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit gjatë orëve të vona të natës është shfaqur një vatër zjarri që dyshohet se është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Vatra e zjarrit është konstatuar nga një kalimtar, i cili ka njoftuar shërbimin zjarrfikës që ka mbërritur në kohë rekord në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se vatra e zjarrit mund të jetë shfaqur në katin e parë të Kishës. Më pas është përhapur vertikalisht  me shpejtësi  duke mbërritur te këmbanorja dhe duke dëmtuar në brendësi të objektit të kultit fetar shkallët e drurit që shërbejnë për t’u ngjitur në pikën më të lartë të Kishës.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri fatmirësisht nuk kanë qenë të mëdha. Po hetohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në brendësi të Kishës së lagjes “5 Maji” .

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb