ELBASAN– Është përkujtuar sot 71-vjetori i çlirimit të qytetit të Elbasanit, ku veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare, të afërm të familjeve të dëshmorëve, qytetarë e drejtues vendorë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese të cilët dhanë jetën për çlirimin e qytetit.

Pasi kanë vendosur kurora me lule në lapidarin e ngritur për nder të tyre, kreu i Bashkisë Qazim Sejdini shprehu mirënjohje për të rënët, ndërsa shtoi se ata që dhanë jetën për liri besonin në madhështinë e saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb