ELBASAN

Një grup të rinjsh janë përfshirë në një grindje masive e cila më pas është shoqëruar me dhunë dhe përdorim të mjeteve prerëse. Për pasojë një person është qëlluar në shpatull me mjet prerës dhe ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve nga vendngjarja, i plagosuri është transportuar me urgjencë në kururgjikun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.  Sipas burimeve të besueshme incidenti i rëndë mes grupit të të tinjve ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe në të janë përfshirë të paktën katër persona dhe personi që është qëlluar me mjet prerës është 20 vjeçari Amarildo Mema.

Policia ka shoqëruar dy nga personat e përfshirë në incidentin me pasojë plagosjen për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,ndërsa një person tjetër që dyshohet së është përdorues i lëndëve narkotike ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht burimet zyrtare të policisë së Elbasanit nuk kanë dhënë detaje tē tjeta rreth kësaj ngjarje të ndodhur fare pranë qendrës së këtij qyteti.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi Amarildo Mema 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit A.M., dhe E.B., kanë goditur me mjet të mprehët ( thikë), dhe sendet të forta shtetasit U.G., dhe A.M.,

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb