ELBASAN- Një mjet është djegur sot në Elbasan nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Qemal Stafa”.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se mjeti në pronësi të shtetasit më inicialet A.H., 61 vjeç, ndërsa ishte parkuar jashtë banesës së tij. Policia dyshon se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës me lëndë djegëse.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.08.2017, në Lagjen “Qemal Stafa” është marrë njoftim nga salla operative për djegien e një mjeti.

Menjëherë, shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, konstatuan se mjeti ishte i parkuar para derës së banesës së shtetasit A.H., 61 vjeç banues në Elbasan dhe është në pronësi të tij. Mjeti dyshohet të jetë djegur nga persona të paidentifikuar me lëndë djegëse.
Grupi hetimor, vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi I pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: