ELBASAN

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Ebasanit. Shtetasi  i identifikuar me iniciale A.H, dyshohet se ka plagosur me thikë dhe për motive të ftohta shtetasin D.T 46-vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mpreht (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç,  i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Plagosja e rëndë me dashje”.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb