ELBASAN– Inspektimet e policisë në kompaninë “Kurum” në Elbasan kanë konstatuar një sërë shkeljes. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit, pas inspektimit të kryer në këtë kompani, ka rezultuar se “Kurum” ka shkaktuar ndotje të ajrit dhe të ujërave.

Një tjetër konstatim që vjen nga policia e këtij qyteti, është se kompania “Kurum” kryen dhe transport mbeturinash toksike.

Qytetarët e Elbasanit kanë ngritur vazhdimisht shqetësimet e tyre për ndotjen e ajrit dhe të ujit në këtë qytet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: