ELBASAN- Policia e Elbasanit procedon penalisht kryetaren e një shoqate për personat me aftesi të kufizuar. 62-vjeçarja L.H, banuese në Elbasan akuzohet për shpërdorim detyre dhe për përvetësim të paligjshëm të fondeve.

“Kjo shtetase, duke qenë me detyrë “Kryetare e shoqatës të personave me aftësi të kufizuara”, ka shpërdoruar detyrën duke përvetesuar në mënyrë të paligjshme fondet e kësaj shoqate”.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: