LIBRAZHD

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në fshatin Rrajcë, të Elbasanit, ku edhe po prezantohet projekti për ujin. Disa nga banorët e zonës të udhëhequr nga strukturat e PD lokale kanë dalë në rrugë . Siç duket në fotot e siguruara, banorët në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën në hyrje të Bashkisë Librazhd.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim. Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb