Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës, siç raporton gazetarja Dorjana Bezat.

I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s deri në momentin e fundit, çka çoi në fundin e tij tragjik.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se fillimisht i është shpërthyer dera e banesës së moshuarit Zhidru. Ai ka rezistuar, i është përgjigjur me armë. Në vendngjarje u dëgjuan disa herë të shtëna derisa u ekzekutua.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Bashkëshortja dhe vajza e çiftit u nxorën më herët nga banesa.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

020b545b 3dc4 405b 9d5b 3b567194464d
020b545b 3dc4 405b 9d5b 3b567194464d
Elbasan 2
Elbasan 2
Elbasan Renea Te Shtena Me Arme
Elbasan Renea Te Shtena Me Arme
Renea Ne Elbasan
Renea Ne Elbasan
Renea Ne Elbasan 1
Renea Ne Elbasan 1
Renea Ne Elbasan 3
Renea Ne Elbasan 3

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb