ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij duke i bërë këto të fundit për spital.

Burime zyrtare bënë me dije se Erjon Kashari, 35 vjeç akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur nënën e tij 55-vjeçare dhe motrën 33-vjeçare. Këto të fundit, të identifikuara me inicialet S.K. dhe F.K. kanë thirrur policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e agresorit.

Sakaq, dy të dhunuarat ndodhen të shtruara në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: