Ky që po ndiqni në këto pamje nuk është punonjësi i agjencisë së shërbimeve publike apo i mirëmbajtës në bashkinë Elbasan, por është hoxha i xhamisë në fshatin Mamël. Ai nuk ndodhet në xhami për të kryer shërbesat fetare, por ka marrë kazmën bashkë me banorët e tjerë të fshatit dhe kanë nisur aksionin për sistemimin e rrugës, punë që duhet ta bënin institucionet vendore.

Banorët thonë se u bënë bashkë dhe me kontributin e tyre blenë materialet që duhen për të sistemuar rrugën.

Për shkak se makinat nuk kalojnë dot transportin e ushqimeve banorët vijojnë ta bëjnë si dikur me kafshë.

Për shkak të mungesës së investimeve banorët po largohen dita ditës nga fshati. Edhe pse ndodhen mes Tiranës dhe Elbasanit, banorët e fshatit Mamël duket se jetojnë në një realitet tjetër. Atje ku nuk ka as rrugë, as shkollë dhe as qendër shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: