ELBASAN- Rreth 3 kilogram tritol janë sekuestruar nga Policia e Elbasanit, si dhe një sasi kapsollash dhe një skelet Kallashnikovi, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

Burime të policisë bëjnë të ditur se “është finalizuar operacioni i koduar “Shijoni” duke arrestuar 44-vjecarin Petrit Gjika, me banim në fshatin Shijon. Gjatë një kontrolli të imtësishëm organizuar në banesën e tij, policia gjeti 3 kilogram tritol, 36 kapsolla, 350 fishekë si dhe një skelet kallashinkovi. Mësohet se armët e sipërpërmendura 44-vjecari po tentonte t’i shiste për qëllinm përfitimi.

Policia vazhdon hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. 44- vjecari akuzohet për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” si dhe “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake”.

I pyetur nga ekspertë të sektorit të trafiqeve rreth municioneve ai ka pohuar se tritolin e dispononte që nga viti 1997 ashtu sikundër edhe municionet e tjera dhe ishte hera e parë që tentonte t’i tregtonte.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: