Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa dokumente përkatëse. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale Sh.K., 46 vjeç dhe  R.Gj., 54 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore  të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh.K., 46 vjeç, pasi në dalje të qytetit të Prrenjasit u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi.

R.Gj., 54 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale, ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt “.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: