Nga FATMIR POPJA*

ELBASAN –
Të paktën 450 milionë lekë i detyrohen Ndërmarrjes së Ujësjellësit Elbasan, debitorët familjarë dhe ata shtetërorë, duke bërë që hendeku i krijuar të jetë mjaft i madh. Nisur nga kjo situatë, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka nisur një aksion për ndërprerjen e shërbimit ndaj debitorëve familjarë. Aksioni fillimisht ishte i përqëndruar në lagjen “Haxhias” për t’u shtrirë në të gjithë qytetin.

Çdo ditë në Elbasan u ndërpritet uji i pijshëm rreth 100 familjeve ndërkohë që në fokus të këtij aksioni kanë qenë edhe lidhjet e paligjshme. Altin Cenolli, Drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve Elbasan, nëpërmjet medias i ka bërë thirrje debitorëve të shlyejnë detyrimet që kanë pasi asnjë qindarkë nuk do të falet. Madje kjo ndërmarrje paralajmëron se ka nisur aksionin për ndërprerjen e ujit të pijshëm jo vetëm ndaj konsumatorëve familjarë, por edhe ndaj bizneseve dhe më pas do të vijojë edhe me institucionet debitore.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: