ELBASAN – Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Elbasan. Sipas policisë lokale, viktima i identifikuar si Sajmir Beqiri u gjet pa jetë në oborrin e një lokali, në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas policisë, 40-vjecari ishte i njohur si person me precedentë penalë. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të cilët lëviznin me një mjet tip Benz Elegancë dhe me paruke.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar 15 persona. Mësohet se Sajmir Beqiri ishte babai i tre fëmijëve dhe merrej me biznes. Ai zotronte një pikë karburanti dhe merrej me tregëti ushqimore.

Por historia e familjes së tij na kthen në vitin 2012 ku në banesë u ekzekutua me silenciator nga dy persona vëllai i tij Gentian Beqiri teksa ishte në arrest shtepie, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Sokol Capja në vitin 2005. Nga tronditja edhe i ati Nezir Beqiri i cili ndodhej në banesë, pësoi infrakt dhe ndërroi jetë.

Shteti në atë kohë shpenzoi rreth 150 milionë lekë për ruajtjen e Gentian Beqirit, por me sa duket ekzekutorët kanë arritur të gjejnë skemën perfekte për të kryer krimin. Polica ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht se vrasja e Sajmir Beqirit ka lidhje me ndonjë hakmarrje të mundshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: