Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e banesës së tij paraditen e sotme në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet A.Sh., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”,  Elbasan,  shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan,  është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb