ELBASAN

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ’28 nëntori’ në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb’ se në momentin e përhapjeve të flakëve  brenda në banesë ka qenë vetëm një i moshuar, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit nga dritarja.

Përveç zjarrfikësve të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe forca të policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb