Elbasani ia ka dalë me sukses në ndeshjen e radhës pasi kanë arritur të fitojnë duelin e mbijetesës përballë Tomorit të Beratit në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” me rezultatin e pastër 2 me 0.
Fillimisht për verdheblutë shënoi Arsen Lleshi në minutën e 20-të, pas një goditjeje perfekte me kokë brenda zonës dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa parë e kësaj ndeshje.
Në të dytën janë sërish vendasit që shënojnë, kësaj here në të 63-ën me anë të sulmuesit Klodian Nuri, i cili goditi bukur me të djathtën në zonë dhe portieri mik e pa topin pas shpinës së tij në rrjetë. Ndërkohë, beratasit kanë shfaqur pretendime të shumta sa i përket gjykimit.
Sipas tyre Tomorrit në disa raste ju mohuan penallti të sigurta për ndërhyrje flagrante brenda në zonën e rreptësisë së kundërshtarit .Gjithsesi pavarësisht pretendimeve të beratasve, Elbasani i afrohet me vetëm një pikë skuadrës së Tomorit dhe shpreson shumë që t’i largohet zonës se “play-out”.