TIRANË- Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi në News24 ka sot në fokus të tij ngjarjet e ndodhura në Elbasan, jo vetëm në lidhje me sulmin me blind ndaj policisë në 18 shtator por duke nisur nga ngjarjet kriminale të ndodhura vite më parë.

Por në fillim të emisionit, Rakipi pa përmendur emra rrëfeu se tentoi të sillte në emision njerëz të shtetit, por është përballur me një stepje, tërheqje e hezitim nga ana e tyre.

“U përpoqa të thërrisja njerëz të shtetit, policisë, prokurorisë, etj. por ka një tërheqje, stepje të pakuptueshme. Kur përfaqësuesi i shtetit më të madh të botës, ambasadori i SHBA-ve dhe hedh elementë bombastikë në media për ngjarjet kriminale e shohim shtetin të strukur. Unë u shkova në zyra dhe ata hezitojnë”, tha Rakipi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: