TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes në Elbasan dhe akuzave nga opozita dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Rama shkruan në “Twitter” se nuk duhet të humbasin qetësinë as durimin dhe as besimin se 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan Rama.

Rama Twitter
Rama Twitter

Një eksponent i PS u vra sot në Elbasan, teksa u plagosën 4 persona, mes tyre një efektive policie. Vrasja erdhi pas një konflikti që nisi nga dyshimet dhe akuzat e PD se një furgon i PS shpërndante para në këmbim të votave në Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb