Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë, Elbasani-Vllaznia, do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke parë rëndësinë e këtij takimi, pritet që interesimi të jetë i shtuar nga tifozeria verdheblu. Në fakt, grupimi ultras ka një raport të shkëlqyer me tifozerinë shkodrane dhe ky sezon ka konfirmuar spektaklin nga shkallët e stadiumit në ndeshjet mes tyre.

Pritet që nesër të ketë një numër më të madh tifozësh elbasanas, të cilët edhe në transfertën me Tiranën në Durrës, e mbështetën fuqishëm skuadrën. Duke qenë se edhe zona “Final 4” është disi larg për t’u kapur, synimi madhor për klubin tashmë mbetet fitimi i Kupës së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb