ELBASAN- Elbasani është zgjuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm pasi një servis me makina është djegur thuajse totalisht.

Policia deklaron se gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autookej” të automjeteve, që “BalkanWeb” mëson se është në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot), ka rënë zjarr.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Po kështu pritet marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit apo autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb