TIRANË- Ngjarjet e Elbasanit dhe goditja e makinës së nëndrejtorit të policisë së këtij rrethi është në fokus të debateve sonte në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Dritan Demiraj, Ish-ministër i Brendshëm, Pjerin Ndreu, Deputet i PS, Idajet Faskaj, Dr. i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Artan Hoxha, Gazetar janë në studio për të dhënë detaje dhe fakte të reja mbi këtë ngjarje.

Idajet Faskaj, Dr. i Hetimit të Krimit të Organizuar tregoi shkurtimisht se çfarë ndodhi në Elbasan, por tha se ngjarja është ende në analizë edhe çdo veprim i policisë. Lidhur me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme nga “Opinion”, Faskaj tha se nuk kishte dijeni por se në vend është sekuestruar një DVR që po analizohet në laboratorin kriminalisti.

Çfarë e konsideroni ngjarjen e Elbasanit?
Ishte operacioni i nisur që në fillim të operacionit. Elbasani në rrjedhojë. Aktiviteti kriminal prodhon asete kriminale që hidhen dhe dëmtojnë ekonominë e një vendi. Është krijuar përshtypje se operacioni ka qenë për goditjen e makinave luksoze, por jo ka qenë për pasuritë kriminale. Elbasani në kuadër të këtij operacioni. Grupet kriminale dihet që nuk i mirëpresin lehtë veprimet e policisë dhe shpesh veprojnë. Janë 1200 policë të rënë në krye të detyrës. Policia ka qenë në aksionin e vetë. Një mjet që nuk i ka ndaluar postbllokut, ka goditu  makinën e policisë dhe është larguar.

Kishit dijeni për videon?
Nuk kisha dijeni për këtë video. Nuk kanë dalë këto sekuenca tek provat. Do sekuestrohen sipas kodit të procedurës penale. Nuk e di kush ka qenë burimet e gazetarit por hedh dritë mbi veprimet e policisë.

Keni kërkuar pamjet?
Në ambiente janë bërë veprimet procedurale sipas kodit. Janë bërë kontrolle, janë gjetur gëzhojat. Është marrë një DVR është çuar në laboratorin kriminalistik, presim përgjigjet.

E njëjta gjë ka ndodhur tek Santa Quaranta?
Nuk ka pasur server fare tek Santa Quaranta, këtu ka pasur një DVR.

Policia e Shtetit është akuzuar se ka qëlluar drejt makinës së blinduar?
Perceptimi që është lënë mbetet perceptim. Ne do t’i analizojmë të gjitha. Ka edhe pamje filmike. Çdo veprim do analizohet.

Keni marrë një tel nga ora 16:20 në sallën operative nga dikush që po tentonin ta godisnin, pse është vonuar 3 orë ndërhyrja?
Është vlerësuar informacioni por nuk është thënë sa të marrësh informacionin të kapësh subjektin. Policia ka qenë e pranishme në të gjithë territorin, në momentin që e ka konstatuar e ka bllokuar.

Koha e gjatë për të ndërhyrë, 3 orë nga telefonata dhe pastaj kur makina hyn në treg nuk ndërhyn?
Ajo ngelet në detyrën e shefit të operacionit. Drejtohej nga zv. Drejtori. Duhet të kemi parasysh rrezikshmërinë e personave. Duke ditur rrezikshmërinë e këtyre grupeve duhen bërë veprime të matura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb