ELBASAN

Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Elbasani, në kuadër të fushatës elektorale, deklaroi se PS do i japë këtij qyteti shkëlqimin që i takon.

Balla theksoi se PS ka transformuar totalisht Librazhdin, duke shjtuar se forcës politike ku aderon, qytetarët duhet t’i japin tjetër mandat, që Partia Socialiste të bëjë më shumë në pushtet.

“Dua t’i them sot çdo familje të qarkut të Elbasanit, do e mbyllim legalizimin në qarkun tonë brenda vitit të parë të mandatit tonë të ri, sepse e kemi bërë punën më të madhe. Nuk krahasohemi me ta, sikur të merrni edhe 28 ditët e tyre bashkë. Kemii ndërhyrë për të garantuar infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm, rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Basha nuk dihet nëse ka qenë në Librazhd. Në Librazhd është bërë një punë shumë e mirë dhe jam krenar që kemi transformuar Librazhdin. Ky është fillimi që do prekë ndryshimin e qytetit. Gramshi ka Rilindur. Në Cërrik kemi rregulluar të gjitha qendrat shëndetësore. Belshi ishte shkretëtirë dhe e bëmë Cërrikun destinacionin më të rëndësishëm agro-turistik në Shqipërinë e mesme. Elbasani është shembulli ynë, i qeverisjes vendore. Do punojmë më shumë nga se kemi bërë deri tani, do punojmë më shumë. Elbasanit do i japim shkëlqimin që i takon.”, deklaroi Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb