TIRANE- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi ka nisur përgatitjet e saj për finalen e Botërorit 2018, e cila zhvillohet në Rusi. Deri më tani në këtë Botëror kemi parë simbolet shqiptare që i kanë zbritur në fushën e blertë, futbollistët nga Kosova që luajnë me kombëtaren e Zvicrës.

Por a do të sjellë edhe Era Istrefi elemente shqiptare në performancën e saj me këngën “Live It Up”?
Kuriozitetin nga e shuan vetë këngëtarja. Në një interviste për emisionin “Fair Play” në “News24”, nga ambientet e Presidencës ku ndoqi edhe ndoqi ndeshjen Zvicër-Kosta Rika, ajo ka treguar se një gjë e tillë nuk do të mungojë.

“Unë kam me e gjet një mënyrë ose një tjetër për ta shprehur krenarinë time”, u shpreh Era.

Madje për kënaqësinë e teleshikuesve të “News24”, në fund të intervistës me gazetaren Rashela Shehu ajo performoi live një pjesë nga kënga e saj që do interpretojë në finalen e Botërorit 2018.
44c26d4f-a1e7-4e4e-aef5-7b569a5c0863
Si je ndjerë që zyrtarisht u zgjodhe për të kënduar këngën e Botërorit 2018?
Jam shokuar nga emocionet pozitive. Jam shumë e lumtur. Ajo çka më emocionoi më shumë është reagimi i popullit tim, i cili e priti shumë mirë. për mua ka qenë ndodhia e dytë tepër e rëndësishme në karrierën time.

Diçka lidhur me përformancën tënde në botëror. Kanë nisur përgatitjet?
Përgatitjet po zhvillohen intensivisht në Londër. Mezi po pres. Edhe ju besoj mezi po prisni ta shihni.

Do ketë diçka shqiptare në perfomancen tënde?
Patjetër që unë nuk jam kundër krenarisë me nacionalitetin, është diçka shumë e bukur. Nuk e di pse njerëzit e marrin si diçka negative, nuk e di pse i dënua sportistët shqiptarë të Zvicrës për atë gjest. Unë kam me e gjet një mënyrë ose një tjetër për ta shprehur krenarinë time, pasi gjithë shqiptarët ndjehemi njësoj sa i përket kësaj.

Skuadra e zemrës në këtë kampionat cila është?
Patjetër që Zvicra.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb