Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se me një ndryshim sistemi në Listatë Hapura pamundësohen koalicionet parazgjedhore.

Ai ka thënë se nëse kjo ndodh atëhere një listë për Tiranën del e gjatë nga Universiteti i Tiranës deri në monumenti i Skënderbeut.

Më tej ai thotë se edhe për këtë ka një zgjidhje, pasi subjektet mund të arrijnë marrëvehsje për të dalë me një subjekt unikal brenda një liste të përbashkët.

 

”Sa i përket pjesëve të tjera. Jemi në kushtet kur po përpiqemi të gjitha palët të kenë zërin e tyre, vendin e tyre. Të marrin nga procesi ato që duan. Patjetër që listat e hapura, e bëjnë të pamundur, formulën e koalicioneve. Se i bie që në një fletëvotimi të kemi llogariteni aritmetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 secili në Tiranë, një fletë votimi që do ishte një qylym nga Universiteti tek monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë që të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet e tyre dhe të kenë subjekt unikal.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb