Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ndjeu me të drejtë keqardhje më eliminimin e Tiranës në raundin e dytë të Ligës së Europës, pas humbjes minimale 0-1 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës. Edhe pse bardheblutë bënë një paraqitje dinjitoze, duke prodhuar më shumë raste shënimi në fund, fati u buzëqeshi serbëve.

“Fati nuk ishte me ne, Unë jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm. Kur ka humbje ka dhe mërzitje. Ka gjëra që nuk shkojnë mirë. Në ndeshjet e ardhshme që do të kemi do të jemi me kontingjent më të madh lojtarësh, të cilët vijnë këtë javë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim përpara. Fati nuk ishte me ne sot.

Atë që bënë ata e kishim ne pak më parë. Në qoftë se do të kishim shënuar ne golin, do qe tjetër simfoni. Për ne si klub e rëndësishme ishte paraqitja dinjitoze. Kishim besim te skuadra. Një skuadër me goxha emër. Fati nuk ishte me ne, shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të ecim para”, u shpreh Halili.
PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: