Eleminimi në ‘’Conference League’’ nuk ishte ndonjë surprizë për Partizanin. Përballë ishte Bazeli, një ekip me shumë eksperiencë që dominon në Zvicër dhe merr pjesë rregullisht në kupat e Europës.

Nga ana tjetër në kampin e kuq tashmë mendojnë për të ardhmen dhe së shpejti do të ketë një takim mes drejtorit Olsi Rama dhe trajnerit Ilir Daja.

Kyi  fundit në prononcimin për media pas humbjes në Elbasan e ka pranuar se ekipi përballë Partizanit ishte shumë i fortë.

Ai thotë se Partizani po ndërton një ekip shumë të ri dhe duhet të plotësohet në merkato. Daja vlerësoi mbrojtjen ditën e sotme teksa thekson se ka pati problem në sulm.

 

“Sigurisht që përballë kishim një ekip që ka shumë cilësi dhe që ka manovra shumë të mira si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje, gjë që ne nuk e kemi, pasi kemi krijuar një ekip të ri dhe çdo gjë është filluar nga e para”.

Shpresojmë që të vazhdojmë e të plotësohemi në merkato. Kemi dhe një grup lojtarësh shumë të rinjsh, që kanë perspektivë për të ardhmen, si Cara, Celina, Selita, Kote e Rrapaj, që bënë dhe sot ndeshje shumë të mirë”.

Ne kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes, por kemi pasur disa probleme në sulm për shkak të presingut që bënte kundërshtari. Kur mbrohesh me shumë forca, duhet t’i minimizojmë gabimet në mbrojtje. Edhe sot, mund ta shmangnim golin e parë. Megjithatë, sot ishim të fokusuar të bënim paraqitje të mirë për të kënaqur tifozët tanë.

Çdo lojtar që ishte në fushë ka dhënë maksimumin dhe unë nuk kam asnjë lloj rezerve, pasi kanë sakrifikuar shumë dhe nëse nuk do të ishte sakrifica e këtyre lojtarëve, do të kishim akoma dhe më shumë probleme”.- tha Daja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb