Ka lënë një shije të hidhur eleminimi nga Champions League për Marek Hamsik. Mesfushori sllovak pranon se Napoli nuk ka qenë kurrë në gjendje ta marrë veten që nga humbja e parë kundër Shakhtar Donetsk.

Të kaltërit u eliminuan nga kompeticioni pas një disfate 2-1 ndaj Feyenoord këtë mbrëmje, ndërsa Shakhtar siguroi kualifikimin pa marrë parasysh suksesin e tyre 2-1 ndaj Manchester City.
“Ne nuk ishim duke menduar për atë që po ndodhte në Ukrainë, ne ishim të fokusuar në këtë lojë. Nuk mund të humbasësh në minutën e 90’, por ne duhet të bëjmë më shumë për të sjellë rezultatin në shtëpi”, tha Hamsik për “Mediaset Premium”.
“Ne na mungonte ritmi dhe duhej më shumë lëvizje jashtë topit. Humbja e parë ndaj Shakhtarit komplikoi gjithçka dhe ne kurrë nuk ishim në gjendje të shëroheshim. Është turp për ne, por tani duhet të shohim përpara. Ne jemi një ekip që gjithmonë duhet të mendojë për të fituar dhe kështu duam të shkojmë sa më shumë që të jetë e mundur në Europa League”, tha Hamsik.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb