Eleni Foureira është shtatzënë me fëmijën e saj të parë . Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi që ka bërë në Instagram, duke pozuar me barkun e fryrë pranë partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.

Thashethemet se Eleni Foureira është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkullonin që në verë, kur ajo anuloi të gjithë turneun e saj veror, por nuk kishte “rezervuar” paraqitjet në një klub nate për në dimër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Që në minutat e para të postimit të saj, nuk kanë reshtur urimet nga përfaqësuesit e showbizit vendas. Miq, artistë, prezantues, influencues i kanë uruar më të mirat për ardhjen e fëmijës së saj të parë.

Mes tyre janë Katerina Kainourgiou, Fai Skordas, Elena Paparizou, Smaragda Karydis, Koni Metaxas, Sakis Tanimanidis, Doukissa Nomikou, Mary Synatsaki, Athena Oikonomaku, Maria Iliaki e të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb