Pas një jave shi intensiv në veri të Italisë, asnjë nuk do e mendonte këtë kohë të mrekullueshme të 26 shtatorit, ditë e zgjedhur nga Elettra Lamborghini për martesën e saj me Afrojack. Në vilën Balbiano në liqenin e Comos retë i kanë lënë vendin diellit duke bërë të mundur zhvillimin e ceremoninë në ambient të hapur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dasma më e pritur e vitit nuk ka zhgënjyer me pritshmëritë. Pavarësisht kufizimeve rreth 100 të ftuar kanë marrë pjesë në event me ushqim të shijshëm dhe pamje përrallore.
Mbesa e themeluesit të ndërmarrjes automobilistike, nuk ka kursyer aspak për ditën e madhe, duke realizuar një dasmë të denjë për emrin e saj.

Pavarësisht se edhe Afrojack është shfaqur shumë shick, protagoniste e padiskutueshme e dasmës ka qenë Elettra Lamborghini. Për ditën e saj të madhe ylli i pop-it i ka mbetur besnike stilit të saj të ekzagjeruar me tatuazhe dhe piercing. Për të mos folur pastaj për tre fustanet e zgjedhur prej saj, në një butik në Napoli. Pas mbërritjes në vilë me një makine Lamborghini të kaltër, e shoqëruar nga babai i saj Tonino, Elettra Lamborghini ka ecur drej Nick-ut të saj e veshur me një fustan me petale të bardha, transparent, duke i lënë të gjithë me gojë hapur. Modeli bërë pak më i dëlirë me vellon e gjatë, nxirrte në pah gjoksin shpërthyes dhe format e saj. Për darkë bukuroshja është ndërruar duke veshur një fustan me mëngë lakuriq të gjatë të stilistit Zuhair Murad. Në qafë dhe në vesh ajo ka mbajtur krijimet prej diamanti të realizuara nga I Gioielli Del Sole. Për të prerë tortën martesore Elettra Lamborghini është ndërruar sërish. Fustani i tretë dhe i fundit ishte më seksi.

I mbuluar me kristale, fustani nxirrte në pah një dekolte sensuale dhe mbi të gjitha një të çarë marramendëse në këmbë, që vazhdonte deri në bel, duke i nxjerrë në pah edhe tatuazhin e famshëm.
Unazat e martesës ishin shumë tradicionale. Javë më parë Elettra Lamborghini dhe Afrojack u fotografuan teksa ishin tek Cartier ndoshta për të zgjedhur unazat e tyre. Pas shumë propozimeve në fund të dy zgjodhën modelin rrumbullak të përjetshëm me ar, të cilin e kanë treguar edhe në rrjetet sociale në ditët e shkuara.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb