2020 është një vit magjik për Elettra Lamborghini. Pasi është ngjitur në skenën e Sanremo me ‘Musica’, për mbretëreshën e twerk ka ardhur një tjetër moment i rëndësishëm. Hiti i saj i 2018 ‘Pem Pem’ ka arritur 70 milion dëgjues në Spotify dhe është vlerësuar me titullin e këngës italiane më të dëgjuar të një artisteje femër në platformë.

Edhe në fushën private gjërat nuk mund të shkonin më mirë për Elettra. Trashëgimtarja në këto kohë është shumë e impenjuar me përgatitjet për martesën e saj përrallore me dj Afrojack. Pasi ka përcaktuar vilën esktraluksoze në liqenin e Gardas, Elettra duket se ka gjetur edhe fustanin e duhur për të thënë ‘po’.

Lamborghini po marshon drejt altarit pa u kujdesuar aspak për pandeminë dhe atë që ajo mund të sjellë në vijim. Ajo duket se nuk do të shtyjë dasmën e saj të fiksuar në shtator dhe mban gjithmonë maskë në vendet që viziton. Gjithçka ajo e dokumenton me foto në Instagramin e saj duke informuar në këtë mënyrë 6 milion ndjekësit e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb