E bukur dhe shpërthyese. Tani Elettra Lamborghini debuton edhe si këngëtare. Kënga e saj e parë ‘Pem Pem’ ka realizuar më shumë se 4 milion streaming në Spotify.
Mbesa e Ferruccio Lamborghini, është 23 vjeç dhe ka më shumë se 2 milion ndjekës në Instagram. Falë pjesëmarrjes së saj në programe të ndryshme televizive ajo është bërë shumë e populluar në rrjetet sociale në të gjithë botën.

Kënga është në Top viral 50 në 20 vende të botës dhe videoja ka arritur më shumë se 4 milion shikime në Youtube në më pak se një javë. Kënga është interpretuar për herë të parë live gjatë halftime show Nba në Staples Center të Los Angeles në 22 janar.

Lamborghini është tashmë një personazh i njohur edhe jashtë vendit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb