Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit në ditën e parë të korrikut.

Veterani shqiptar i Zërit të Amerikës, është larguar nga i emëruari i Trump për Agjencinë Amerikane për Media Globale, Michael Pack.

Sipas mediave amerikane, largimi i Elez Biberaj është tentativë e Pack për të emëruar një të besuarin e tij, Robert Reilly.

Washington Post shkruan se Elez Biberaj në heshtje i rezistoi tentativave të Pack për të ndryshuar organizimin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave të Trump.

Madje sipas saj, largimi i Biberajt është një organizim i kontrollit të shtuar të mediave në përkrahje të Trump në prag të lënie së Presidencës, pasi në janar betohet Joe Biden i cili do të jetë Presidenti i ri dhe i 46-të i SHBA.

(BalkanWb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb