TIRANE

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Ditën e sotme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. E me këtë rast Elgiti përveç se ka uruar të gjithë shqiptarët, por gjithashtu ka përgatitur dhe një dhuratë për të gjithë, ku me anë të një postimi ka treguar se ka krijuar versionin e tij të këngës së njohur “Mora Fjal”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: