TIRANE

Notre Dame de Paris’, novela e shkrimtarit francez Victor Hygo për herë të parë do të vijë në Shqipëri me anë të një shfaqjeje, e cila do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’. Në skenë do të ngjitet legjenda e muzikës italiane, Riçardo Coçiante dhe rolin kryesor do ta ketë këngëtarja Elhaida Dani.

Për të folur lidhur me këtë projekt artistik, Elhaida ishte e ftuar sot në ‘Wake Up’, ku zbuloi detaje nga kjo shfaqje, duke treguar se biletat për këtë shfaqje janë shitur në çdo vend të botës. Po ashtu, ajo pranoi se ka shumë emocione kur ngjitet në skenë, sikur të ishte hera e parë.

Mirëpo, përveçse këtij projekti, Dani u pyet edhe lidhur me jetën personale. Kujtojmë se ajo prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me balerinin e njohur, Ledian Agalliaj me të cilin u njohën në një show vallëzimi, ku Elhaida ishte konkurrente.

Ajo tha se për shkak të angazhimeve artistike nuk ka pasur shumë kohë që të përkushtohet shumë në këtë raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: