VJENE– Këngëtarja Elhaida Dani tashmë ka fituar edhe zemrat e shumë spanjollëve. Gjatë një mbrëmje të organizuar në një anije në Vjenë, Dani ka surprizuar duke kënduar “Quedate conmigo”, një këngë nga Pastora Soler e kënduar në skenën e Eurovizionit në vitin 2012.

Gjatë kësaj mbrëmje kanë performuar edhe konkurrentët e tjerë në Eurovizion, ndërsa të pranishëm ishin edhe organizatorët.

Elhaida është duartrokitur nga të pranishmit, të cilët janë shprehur të mahnitur nga zëri i saj, ndërsa nuk kanë munduar as komentet menjëherë pas publikimit të videos në “Youtube”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb