TIRANE

Elhaida Dani rikthehet në “Kënga Magjikë. Vitin e kaluar këngëtarja ishte shumë pranë fitores, por me shumë pak diferencë pikësh, fituese u shpall Anxhela Peristeri. Elhaida do konkurrojë sërish sivjet në “Kënga Magjike” me shpresën për ta rrëmbyer këtë herë çmimin e parë.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah Ardit Gjebreas dhe Eni Çobanit dhe me humor bën një kërcënim nëse nuk e merr çmimin e parë.

Elhaida
Elhaida

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me @arditgjebrea dhe @enicobani !!! ??”- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb