TIRANE

Dy javë më parë Elhaida Dani lajmëroi me anë të një statusi në Instagram se do të ishte pjesë e “Kënga Magjike”. Vitin e kaluar këngëtarja ishte shumë pranë fitores, por me shumë pak diferencë pikësh, fituese u shpall Anxhela Peristeri.

Këngëtarja publikoi në Instagram një foto ku shfaqej krah Ardit Gjebreas dhe Eni Çobanit dhe me humor bën një kërcënim nëse nuk e merr çmimin e parë.

Dje performuan edhe këngët e fundit të festivalit “Kënga Magjike” dhe Elhaida s’u duk kund. Më me pas me anë të një postimi në InstaStory sqaron gjithçka.

“Hey të dashurit e mi! Për ju që po prisni daljen time në ‘Këngën Magjike’…nuk do të jem pjesëmarrëse. Fotoja që postova ka qenë vetëm një shaka! Por u uroj shumë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shijojeni! Ps: Këtë vit ka këngë shumë të bukura! Votoni me sinqeritet.”- shkruan këngëtarja shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb