ITALI – Elhaida Dani ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Italisë. Këngëtarja shqiptare ka qenë pjesë e ‘musical’-it ‘Katedralja e Parisit’ në rolin e Esmeraldës që është shfaqur në disa shtete të ndryshme të botës.

Së fundmi Elhaida sapo ka mbaruar turneun e saj në Kanada që zgjati tre muaj. Pas përfundimit me sukses, këngëtarja është kthyer sërish në Itali dhe ka zbuluar një surprizë të madhe për fansat e saj në Shqipëri.

Untitled 2
Untitled 2

“Mbrëmë ishte finalja e turneut në Kanada që zgjati 3 muaj. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët, dhe këtë herë do këndoj Shqip! Tani është momenti të kthehem në shtëpi… Faleminderit!- shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb