Ylli i muzikës shqiptare Eli Fara ka treguar arsyet pse nuk është martuar përsëri. Në një intervistë për ‘Kosovaren’, këngëtarja ka thënë nuk deshi të rrezikojë që të ndahej sërish.

Ajo është shprehur se ka frikë që martesa e dytë t’i rezultojë zhgënjyese si e para.
“Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj t’i bija kokës me grushte e t’i thosha vetes: Oh Zot! Pse e bëra prapë. Kur jam vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe administroj mirë të gjitha prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu”, ka thënë Eli Fara.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: