Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjen. Cifti që së fundi janë bërë dhe prindër të një vajze të vogël, kanë bërë urimin për festat e fundit shoqëruar me foto të të treve.
Në foto shfaqet për herë të parë edhe vajza e tyre e vogël, veshur me fustan të kuq si për festa. Elia ka veshur një fustan jeshil, ndërsa Princi Leka duket në foto i veshur me një kostum kaf. Familja e re ka pozuar pranë pemës së Krishtlindjeve dhe uron ndjekësit. ‘Të dashur miq e dashamirës,

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra, Ne të tre…’ e mbyll mesazhin Elia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb