TIRANE

Ditën e sotme më 8 mars kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që kanë uruar ditën ndërkombëtare të gruas me foto e mesazhe të ndyshme.

Një mesazh urimi të shoqëruar dhe me një foto mjaft të ëmbël e ka publikuar edhe Elia Zaharia.

Në foto shihet Elia Zaharia me nënën e saj, aktoren e njohur Yllka Mujo e cila mban në krah mbesën e saj Geraldinë.

“Gëzuar! Jetë të gjatë nënave që mbajnë gjithë universin në zemrën e tyre”,– ka shkruar Zaharia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: