Aktorja turke Tuba Buyukustun, e cila njihet si Elifi në telenovelën “Diamante e Dashuri”, në jetën reale nuk është ajo vajza beqare që shijon dashurinë dhe luksin e saj. Është nënë e dy vajzave binjake, ndaj tashmë ajo kohën më të madhe ua kushton rritjes së tyre. Jo vetëm Tuba, por dhe bashkëshorti aktor, Onur Saylak, kanë vendosur t’u thonë “jo” ofertave për seriale apo filma me metrazh të gjatë këto vite të para pasi janë bërë prindër. Binjaket e tyre 3 vjeçare quhen Maya e Toprak, dhe Tuba vendosi të mbyllej pak kohë në shtëpi për rritjen e tyre. Por sharmi dhe roli i saj në serialin “Diamante e dashuri” që u transmetua në Shqipëri pati sukses të padiskutueshëm, aq sa të gjitha revistat më të njohura kërkonin ta kishin në kopertinat e tyre. Aktorja më e preferuar në vendet e Lindjes së Mesme, e para turke e nominuar për çmimet ndërkombëtare “Emmy”, ka rrëfyer jetën e saj së fundmi për kopertinën e revistës “Marie Claire”.

Si ndiheni duke qenë se jeni një nga aktoret më të famshme sot në kinemanë turke?
Ndjenjë e bukur. Kjo është puna ime dhe jam e kënaqur që në jetë zgjodha të bëhem aktore.
Në vitin 2014 u nominove për çmimet “Emmy” si aktorja më e mirë në serialin televiziv të dramës “20 minuta”. Si e përjetoni duke qenë se jeni aktorja e parë nga Turqia që përmendesh për këto çmime?
Jo vetëm për mua, por unë mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për vendin tim ky nominim. Kjo ishte hera e parë që Turqia kandidonte për çmimet ndërkombëtare “Emmy”. Di të them që kam punuar shumë për të arritur deri këtu, gati dhe 20 orë në ditë, dhe nominimi im për “Emmy Award” është dëshmi e qartë e cilësisë së punës sime.
Ke bërë shumë fanse si aktore. Si do e përshkruash marrëdhënien tënde me ta?
Pak kohë më parë mora një dhuratë shumë të veçantë, prej më shumë se njëqind fansa dhe ndjekës të mi në rrjetet sociale. Ata më dhuruan një libër të titulluar “Dashuri pa kushte”, ashtu siç është dashuria e tyre për mua.
“Diamante e dashuri” është seriali hit në shumë vende të botës. A ndihesh e ngazëllyer nga ky fakt, dhe a e synon Hollywood-in?
Të bëhem një aktore e dashur për botën, do të thotë për mua se kam arritur atë që duhet në karrierën time. Kjo është një nga arsyet e ekzistencës sime në këtë jetë. Ndoshta një ditë unë mund të marr ndonjë ofertë për të luajtur në Hollywood, por nuk ka shumë rëndësi ku luan. E rëndësishme është të pushtosh mendjet e publikut tënd edhe nga vendi yt.
Fëmijërinë e ke kaluar në Stamboll. Si ka ndikuar ky qytet në formimin e karakterit dhe identitetit tënd?
Unë kam lindur dhe jam rritur në Stamboll, qyteti që zë vend të rëndësishëm në zemrën time. Pjesën aziatike të Stambollit, unë e konsideroj si shtëpinë time, ndërsa në pjesën evropiane të Stambollit unë kaloj kohë vetëm duke punuar.
Të gjithë kujtojnë se jeni një beqare e llastuar, duke pasur parasysh veshjet luksoze tek “Diamante e Dashuri”. Por në fakt jeni nënë e dy vajzave të bukura Maya dhe Toprak. Eshtë e vështirë për ty mëmësia?
Gratë me fëmijë kanë fatin të shijojnë në jetë këtë dhuratë të madhe. Kështu që unë nuk mendoj se vështirësia për rritjen e fëmijëve mund të dekurajojë gratë. Është e natyrshme që shumë gjëra ndryshuan në jetën time pas lindjes, por pas kësaj eksperince mëson të punosh ndryshe, pasi dhe zemra ndihet ndryshe. Tani vajzat janë 3 vjeçe dhe realisht kanë nevojë për babysitter.
Thuhet se bashkëshorti yt aktor është i vetmi që të përmirëson humorin… Cilat janë fjalët me të cilat të drejtohet?
E kam të vështirë ta shpreh me fjalë kiminë mes nesh. Di të them që i kemi të domosdoshme shprehjet që i dedikojmë njëri-tjetrit.
Cila ishte profesioni i ëndërruar para se të bëhesh aktore?
Kam kërkuar të bëja shumë gjëra në jetë. Inxhinieria gjenetike ishte ndër dëshirat e fundit. Por kam studiuar teatrin në Universitetin e Projektimit dhe të Modës.
Rolet që keni luajtur e reflektojnë personalitetin tënd?
Me raste, ose tërësisht, ose aspak.
Për mendimin tend, çfarë i bën gratë të bukura dhe të veçanta?
Çdo grua është unike në vetvete dhe e veçantë. Për mua çdo grua ia njeh vetes pikat e forta të bukurisë.
Si duhet një mashkull që të tërheqë ty?
(Qesh) Unë jam shumë e vjetër për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë. Jam e martuar dhe nënë e dy vajzave.
Cili është çelësi i lumturisë për ty?
Të gjesh veten tek dikush apo diçka.
Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga nëna juaj?
Me vjen keq, por unë nuk besoj në këshilla.
Cili është sekreti i bukurisë suaj?
Nuk kam ndonjë sekret për bukurinë time.
Si e mbani trupin në formë?
Unë nuk bëj asgjë të veçantë për trupin, pasi nuk kam kohë për stërvitje.
Çfarë veshjesh mbizotërojnë në gardërrobën tënde?
Veshjet e modës së fundit, dhe veshje që më japin kënaqësi kur i vesh.
Çfarë të bën të dukesh stylish?
Kapelet.
Hobet e tua?
Dizajni dhe vizatimi.
Një ditë e jotja pushim si është?
Larg punës, merrem me fëmijët, duke i nxjerrë në park ose plazh. Nëse dhe bashkëshorti është pushim, bashkohet dhe ai me ne.
Planet e tua për të ardhmen?
Zakonisht e jetoj jetën time pa planifikime. Askush nga ne nuk e di se çfarë do na sjellë e nesërmja.(story)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: