Ekipi kombëtar U-19, do të luajë kundër Gjermanisë, Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit, për fazën kualifikuese e Kampionatit Europian të vitit 2017. Shorti i hedhur dje në orën 10.00 në Nion të Zvicrës e ka vënë Shqipërinë në grupi e katërt eliminator. Ato do të zhvillohen në datat 6, 8 dhe 11 tetor të vitit të ardhshëm. U vendos që ndeshjet e këtij grupi eliminator, të luhen në Shqipëri. Disa herë, gjatë viteve të fundit Federata Shqiptare ka organizuar turne të tillë si U-19 e U-17 dhe U-19 femra. Ç’ ka përbën një ekperiencë të mirë profesionale në organizimin e eventeve të tilla.
Trajneri Arjan Bellai, në një prononcim të tij për faqen zyrtare të FSHF , në lidhje me shortin u shpreh: “Natyrisht, që është një grup i ekstremeve, sepse do të luajmë kundër një skuadre të një niveli të lartë siç është Gjermania dhe ndaj një skuadre modeste siç është Gjibraltari. Them, se kemi mundësi të mira për tu kualifikuar në këtë grup. Dhe do të luftojmë shumë, për të kaluar në elite round”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb