Novak Djokovic po kalon një periudhë të keqe. Tenisti serb u kritikua shumë për mos-bërjen e vaksinës Anti-Covid, teksa tashmë i duhet të përballojë edhe dështimet.

Së fundmi, Djokovic është eleminuar në raundin e dytë të ATP të Monte Carlos. Ai u mposht nga Alehandro Fokina, me tre sete (3: 6, 7:6 dhe 1:6). Ky rezultat zhgënjyes kthen atë para kohe në shtëpi, duke u përshëndetur kështu me një nga turnetë më të rëndësishëm.

Novak Djokovic, pavarësisht atyre që po ndodhin, mbetet një nga më të mirët në botën e tenisit. Arritjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, me tifozët që mezi presin që 34 vjeçari të kapë sërish majat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb