Barcelona pësoi një eliminim të rëndë që në fazën grupeve në Champions League, një përfundim i hidhur që ka pasoja jashtëzakonisht të mëdha në imazh, por dhe në arkat e klubit. Menjëherë pas sfidës kundër Bayern Munich, drejtuesit e klubit kanë nxituar për t’i shprehur trajnerit Xavi besimin e tyre.

Dy të përditshmet sportive spanjolle pranë klubit blaugrana, Sport dhe Mundo Deportivo, kanë saktësuar se Xavi nuk është në dyshim, ka besimin e plotë të presidentit Laporta, por ky eliminim pritet të ketë jo pak efekt në të ardhmen e klubit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pa paratë që ofron Champions, Barcelona është e detyruar të shes, të ul kostot, për këtë arsye kërkohen sakrifica. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Jordi Alba dhe Gerard Pique janë të lirë të largohen që në merkaton e janarit. Nëse në dyert e klubit vjen ndonjë ofertë e përshtatshme të dy lojtarët pritet të largohen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb