Jose Mourinho për një pjesë të mirë të tifozëve kudo në botë mbetet një trajner unik, por rikthimi i tij në Premier League ishte shumë larg emrit që përfaqëson. Tottenham pësoi një eliminim të turpshëm në Europa League duke bërë që pankina e portugezit të vihet ndjeshëm në dyshim. As Mourinho nuk mund të jetë më i paprekshëm pas këtij eliminimi me përmbysje nga Dinamo Zagreb, plus që edhe në Premier League janë çdo objektivi, janë “zonës euro”.

Spaletti
Spaletti

Në Angli flasin për një largim të sigurt të “Special One”, jo më në fund të sezonit siç parashikohej, por shkarkimi i tij mund të vijë edhe më herët. Stafi drejtues i “gjelave” po mendojnë për pasuesin e tij dhe emri i parë në listën e dëshira është një tjetër ish zikaltër, Luciano Spalletti. Tekniku italian prej kohësh është i papunë dhe do të pranonte me kënaqësi një rikthim të tillë, në krye të një ekipi si Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb